Federata Ndërkombëtare e Atletikës (World Athletics) njoftoi se vrapuesi amerikan Jim Hines, njeriu i parë që vrapoi zyrtarisht 100 metra nën 10 sekonda vdiq të shtunën në moshën 76-vjeçare.
Hines vrapoi 100 metra në 9.9 sekonda në Kampionatin e SHBA-ve të vitit 1968 në Sacramento, por duke qenë se ky rezultat nuk u mat në mënyrë elektronike, ai nuk u njoh zyrtarisht si i pari nën 10 sekonda. Por me atë fitore, ai u kualifikua në OI në Ciudad de Mexico, ku arriti medaljen e artë me një kohë prej 9.95 sekonda të matur elektronikisht, duke u bërë kështu njeriu i parë që shkon nën 10 sekonda.
Ajo kohë e tij ishte e vlefshme si rekord botëror për 15 vjet, domethënë derisa Calvin Smith vrapoi 9.93 sekonda në 1983. Përveç arit individual në 100 metra, transmeton Fol Drejt.