Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi maternitetin në Mariupol, ku ajo duhej të lindte, raporton AP.
Video dhe fotot e marra pas sulmit, i cili ndodhi të mërkurën e kaluar, treguan gruan e shtrirë në një barelë në një nga imazhet më shkatërruese të luftës.
Sipas AP, foshnja e saj lindi, por mjekët konfirmuan se të dy kishin vdekur.
Zyrtarët rusë bënë pretendime të pabazuara se materniteti ishte marrë nga ekstremistët ukrainas për ta përdorur si bazë dhe se spitali nuk funksiononte më si një institucion mjekësor.
Zyrtarët ukrainas i kanë kundërshtuar fuqishëm këto pretendime dhe kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e një krimi lufte./FolDrejt/