Sot i është dhënë lamtumira e fundit intelektualit nga kuadrot e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Isa Tahiri.
Prof. Tahiri ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, duke lënë pas vetes një numër të madh punësh e veprash akademike, profesor në Fakultetin Ekonomik.

Ai ishte profesor i rregullt edhe në Univesitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, këshilltar në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa, Anëtar i Bordit dhe Koordinator i Insitutit për Plumb dhe Zink “Trepça” dhe menaxher i Resurseve Humane në BQK.
Prof. Tahiri la pas vetes mbi 73 punime shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Austri e Gjermani./FolDrejt/