Festimi i titullit të Kupës së Botës nga një tifoz i Argjentinës në Katar përfundoi në mënyrë tragjike.
Sebastian Oscar Maciel (22) vdiq në vend si pasojë e ngulfatjes pasi flamurn që ai elidhi në qafë u ngatërrua në timonin e motoçikletës që drejtonte.
Maciel sapo ra në tokë të dielën në mbrëmje, në qytetin e vogël Bahia Blanca, në provincën e Buenos Aires.
Lajmi është konfirmuar për mediat lokale nga policia.
“Dëshmitarë të shumtë na konfirmuan se e panë Sebastianin sapo të rrëzohej në tokë dhe se më pas e kuptuan se ai kishte një flamur të lidhur në qafë. Hetimi është në vijim, por sipas të dhënave të para që disponojmë, supozohet se ai është mbytur”.
Më shumë se një milion njerëz ishin në rrugët e Buenos Aires në natën e triumfit të madh të Argjentinës në Kupën e Botës, e cila kishte pritur fitoren në kampionatin botëror që nga viti 1986./FolDrejt/