Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Kaçanik, shkruan Fol Drejt.
“Sot, në ora 12:00 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia shtoi se personi i arrestuar ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’me dënim burgimi prej pesëdhjetë e dy (52) ditëve, ku pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /FolDrejt/