Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në qytetin e Kaçanikut nën akuzën për dhunë në familje, raporton Fol Drejt.
“Sot, në ora 10:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Nevzat Qallaku ‘’ në Kaçanik ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë.”, thuhet në komunikatën e policisë në Facebook.
Tutje, policia tha se të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesia, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”. /FolDrejt/