Një rast i pengimit të zyrtarit në kryerjen e detyrës është raportuar të ketë ndodhur në Kaçanik, e që ka rezultuar me arrestimin e disa personave, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30 të datës 27 gusht.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona.
Të njëjtit janë intevristuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.