Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur në komunën e Kaçanikut.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:40, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije raporti 24 orësh, raportimin për zhdukjen e vajzës e ka bërë i ati i saj, i cili ka raportuar se vajza e tij e mitur – viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore./FolDrejt/