Në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Kaçanik çdo ditë ofrohen shërbime parësore për qytetarët. Por shumë shpejt brenda saj do të kryhet edhe një nga proceset të cilën kosovarët po e presin prej kohësh. Bëhet fjalë për imunizimin me vaksinën kundër Covid -19.
Këtu që nga e hëna nis regjistrimi i vullnetarëve për t’u vaksinuar.
Stafi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare po thonë se janë të gatshëm për vaksinim.
Shqipe Loku e cila punon pikërisht në repartin e vaksinimit shpjegon mënyrën se si ato do të jepen.
Sipas saj vaksinat priten të vijnë shumë shpejt, prandaj edhe frigoriferët për mbajtjen e tyre janë të gatshëm.
Ata po presin pacientët e po konsultohen me ta edhe për dhënie të vaksinave.
Ndërkohë në këtë Qendër po iu bëjnë apel të gjithë banorëve të Kaçanikut që të vijnë të regjistrohen sa më parë për ti marrë vaksinat kundër korona virusit.