Një ndër mediat më me ndikim në botën gjermanofone, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ.net), së fundi ka shkruar për shkrimtarin më të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur kryesisht te vepra e tij “Kronikë në Gur” e përkthyer mjaft mjeshtërisht në gjermanisht nga Joachim Röhm, i cili, në vitet 70-të ka jetuar gjatë në Shqipërinë komuniste.
Kadareja e lëshoi “vendlindjen e tij në 1990, sepse ai ndjehej i kërcënuar politikisht. Pasardhësi i Enver Hoxhës (Ramiz Alia – SHP, foldrejt.com), nuk i ofronte siguri. Vetëm 12 vjet më vonë Kadare do kthehej përsëri në Tiranë, por pjesën më të madhe të jetës akoma e kalon në Paris,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e FAZ.
Haveli shqiptar
Në Shqipëri ai ka dy identitete: ai ishte anëtar i Partisë Komuniste, deputet, si dhe post të lartë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Në të njëjtën kohë, ai vlente si jopatriot dhe disident, pasi nuk shfaqte bindje të madhe kundrejt regjimit. Nga ky këndvështrim ai për ndokënd shikohej me kritika dhe si shpresë për të tjerët. Emërtimi si “Vaclav Haveli shqiptar” është më i miri i mundshëm. Ky emërtim ka dy kuptime.
Romanet më të mira të Kadaresë janë shkruar gjatë diktaturës hoxhiste, ku ai tregon se letërsia dhe diktatura janë dy kundërshtarë të përjetshëm.
Por ajo që i bashkon të gjithë shqiptarët, është se Kadare gjatë dhe pas diktaturës hoxhiste, mbetet një shkrimtar Kombëtar./Foldrejt.com