Kadetët e vitit të parë të FSK-së kanë nisur stërvitjen fushore “Putra e ujkut”.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.
Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike.”, ka shkruar Mehaj.
“Klasa 2026- Trup hekur, zemër atdhe!”, përfundon ai./FolDrejt/