Kadetët e rinj të FSK-së kanë realizuar me sukses të lartë sfidën e marshimit prej 10 kilometrave.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në facebook, ku ka thënë se vendosmëria dhe përkushtimi i udhëheqësve të ardhshëm ushtarakë të Kosovës nuk pushon së impresionuari.
“Kadetët tanë të rinj realizojnë me sukses të lartë sfidën e marshimit 10 kilometërsh
Vendosmëria dhe përkushtimi i udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak nuk pushon së impresionuari.
Vazhdoni të ma bëni krenar liderët tanë të ardhshëm sepse e ardhmja jeni ju!”, ka shkruar Mehaj në facebook./FolDrejt/