Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendeskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka sqaruar për publikun se lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë.
Sipas Kadiut, kjo pjesëmarrje në takim nuk ka qenë e planifikuar e aq më pak e konfirmuar.
“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.
Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.”, ka thënë Kadiu, transmeton Fol Drejt.