Klisman Kadiu, që mban pozitën e këshilltarit për media të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, për të cilin ka thënë se ka mungesë njohurish për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Kadiu ka thënë për Peter Stanon se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës.
“Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si përshëmbull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes.
Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik.”, ka shtuar tutje Kadiu./FolDrejt/