Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, është deklaruar sot mbi rastin e akuzave të shtuara në aktakuzën e konfirmuar nga Dhomat e Specializuara, të ndryshuar më 29 prill.
Ai ka deklaruar se është i pafajshëm teksa ka konfirmuar se i ka pranuar amandamentet në aktakuzën e konfirmuar, të ndryshuar, përcjell klankosova.tv.
”Deklarohem i pafajshëm”, u shpreh Veseli.
Tutje ai ka thënë se i ka lexuar aktakuzat megjithatë ka kërkuar para trupës së pranishme, që procesi gjyqësor të nis sa më shpejtë që ai ta shpreh pafajësinë e tij para qytetarëve të Republikës së Kosovës.
”I kam lexuar, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shpreh pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të UÇK-së dhe këtij gjyqi të nderuar”.