Në seancën që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar qeverinë për neglizhencë ndaj FSK-së.
Ajo ka tërhequr vëmendjen për mungesat e shumta në FSK, duke nisur që nga derivatet, transmeton Fol Drejt.
“Ditë më parë u raportua se në FSK mungojnë derivatet dhe që Ushtarët e Kosovës udhëtojnë ose me taksi ose me autobusë, gjë që nuk është e drejtë dhe se ata edhe kur duhet të shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për shkak se ministria nuk u ka siguruar derivate”, ka thënë Kadrijaj.
Tutje, Kadrijaj ka përmendur edhe mungesën në pajisjen me rrobat e nevojshme, që uniformat e gjer te pajisjet sportive.
“Kjo qeveri as nuk ka blerë uniforma për ushtar, por as nuk ka blerë as pajisje sportive dhe secili ushtar i Kosovës duhet ta ketë çantën individuale”, tha Kadrijaj./FolDrejt/