Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Rusisë të hënën se një sulm masiv me “armë precize me rreze të gjatë” ishte kryer në objektet e energjisë, komandës ushtarake dhe komunikimit ukrainas.
Shanset për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës janë humbur pothuajse plotësisht për shkak të veprimeve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe rrethit të tij, ndaj të cilit Moska tani po hakmerret, tha udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov.
Ajo që po ndodh sot është hakmarrje për vrasjen dhe gjymtimin gjakftohtë të fëmijëve, grave dhe të moshuarve. Mundësia e çdo armëpushimi humbi përgjithmonë për shkak të asaj që bëri Zelensky mendjelehtë dhe gangsterët e tij”, ka shkruar Kadyrov në kanalin e tij Telegram, përcjell Fol Drejt.