Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha sot se shërbimet speciale ukrainase dhe perëndimore po përgatisin sulme terroriste kundër tij për ta vrarë.
“Ata po bëjnë gjithçka për të më hequr qafe. Ka informacione se agjencitë evropiane të inteligjencës po përgatisin sulme terroriste kundër meje përmes atyre ukrainase,” tha ai për kanalin “Rusia 1”.
Ai shprehu besimin e tij se ata që planifikojnë ta vrasin atë “do të humbasin në çdo rast”, raportoi RIA Novosti./FolDrejt/