Cristiano Ronaldo u bë lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United.
Është folur shumë se në cilin klub do të mund të luante dhe tani kanë bërë të ditur nga Bayerni, i cili ishte një nga kandidatët potencialë për të sjellë portugezin.
“Mund të konfirmoj se nuk do të shkojmë për Ronaldon. E kemi menduar, të gjithë e duam Ronaldon, por ne kemi një strategji tjetër. Ne kemi një ide të qartë, një filozofi të llojit të ekipit që duam të krijojmë”, tha Kahn, ish-portieri i kombëtares gjermane dhe legjenda e Bayernit, në një intervistë për Sky Sports.
Ronaldo është 37 vjeç, aktualisht luan për Portugalinë në Botërorin e Katarit dhe deri më tani është përmendur se ai mund të vazhdojë karrierën te Inter Miami, Saudi Al-Nassr apo Newcastle, transmeton Fol Drejt.