Manchester City thuhet se është i interesuar të nënshkruajë sulmuesin e Chelseat, Kai Havertz, sipas gazetarit Simon Phillips, përmes rubrikës së tij Substack .
Havertz, 23 vjeç, ka prodhuar shumë momente të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar e gjysmë në Stamford Bridge, më së shumti duke shënuar golin e fitores në finalen e UCL 2020-21 kundër vetë Manchester Cityt.
Ai ka luftuar për të gjetur pozicionin ose qëndrueshmërinë e tij para portës dhe ka dështuar të realizojë potencialin e madh që shfaqi në ish-klubin e tij Bayer Leverkusen, i cili çoi në një lëvizje të madhe në Stamford Bridge në verën e vitit të kaluar./FolDrejt/