Ardhja e Thomas Tuchel në Bayern Munich ka çuar në një sërë thashethemesh që qarkullojnë rreth nënshkrimeve të mundshme, nga Mason Mount te Kai Havertz, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Megjithatë, sulmuesi gjerman i Chelseat ka hedhur poshtë spekulimet për të ardhmen e tij në klub.
“Ne kishim kontakte përpara se të transferohesha te Chelsea. Por jo më pas kësaj,” tha ai në një podcast të fundit. “Unë kam ende një kontratë 2-vjeçare, nuk më duhet të lëviz çdo 2-3 vjet. E dashura ime dhe unë ndihemi shumë rehat në Londër. Më pëlqen klubi, njerëzit dhe tifozët.” /FolDrejt/