Stuhia tropikale Hillary goditi zonat në lindje dhe perëndim të Los Anxhelosit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha pasi goditi gadishullin Baja California të Meksikës.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, në zonat më së shumti të mësuara me thatësirën dhe pritet që në zonat malore dhe të shkreta mund të bien nga 12 deri në 25 centimetra shi, aq sa bie normalisht gjatë gjithë vitit , raporton Reuters.
Agjencia thotë se kjo është stuhia e parë tropikale që godet Los Angeles County që nga viti 1939.