116.5 milionë dollarë dhe kuponë dhuratash për banorët që do të vaksinohen para 15 qershorit. Oferta e fundit, e më joshësja deri më tani vjen nga Kalifornia, në përpjekjen e dëshpëruar për të bindur qytetarët skeptikë ndaj vaksinës, ta marrin atë.
Iniciativa e guvernatorit demokrat, Gavin Newsom, është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë nxitje fushatës së imunizimit, ndërsa shteti përgatitet të rihapet plotësisht më 15 qershor.
10 kalifornianë që do të vaksinohen para kësaj date do të kenë mundësinë të citojnë çmime në formën e lotarive, prej 1.5 milionë dollarësh, ndërsa 30 mijë të tjerë do të fitojnë nga 50 mijë dollarë.
Ndërkaq, duke nisur nga e enjtja, 2 milionë kalifornianët e parë që do të vaksinohen do të marrin secili nga 50 dollarë karta dhuratash apo ushqime.
Iniciativa të ngjashme për të nxitur vaksinimin, po ndërmerren edhe në shtete të tjera.