Lojtari i ri më i mirë i Kupës së Botës, Enzo Fernandes është bërë një lojtar i ri i Chelseat në një transferim rekord në Premier League.
Në momentet e fundit të afatit kalimtar, Benfica pranoi ofertën e Chelseat, i cili aktivizoi klauzolën prej 120 milionë euro. Në këtë mënyrë u hap dera për realizimin e transfertës më të shtrenjtë hyrëse në historinë e Premier League.
Fernandes ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031. Në këtë mënyrë, Chelsea ka arritur në 330 milionë euro të shpenzuara vetëm në janar.
Në pjesën e parë të sezonit, argjentinasi luajti 29 ndeshje me fanellën e Benfica-s, duke shënuar katër gola me plot shtatë asistime. Në Kupën e Botës, ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në fitimin e titullit me Argjentinën, duke shënuar një gol dhe një asistim./FolDrejt/