Autoritetet izraelite liruan pas përfundimit të dënimit palestinezin Ahmed Cuma Ebu Cezer, të cilin e mbajtën në burg prej 19 vitesh.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se 38 vjeçari Ebu Cezer i cili qëndroi për 19 vite në burgjet izraelite, pas lirimit mbërriti në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Beit Hanoun (Erez), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në raportim theksohet se aktualisht në burgjet izraelite ndodhen qindra banorë palestinezë të Rripit të Gazës, dhjetëra prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë Izraeli nuk ka dhënë informacion lidhur me akuzën që ka ngritur ndaj Ebu Cezer dhe për procesin 19 vjeçar./FolDrejt/