Një qytetar i Kosovës nga Dumnica e Podujevës është shoqëruar në polici e pastaj është liruar pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës duke transportuar me traktor dru.
“Njësiti policor gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë –R. Kosovës i cili ishte duke transportuar me traktor rreth 3m3 dru. Drutë dhe traktori i janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe liruar”, raporton policia, përcjell FolDrejt.