Aeroporti i Bergenit në Norvegji është mbyllur për pak kohë pasi është vërejtur një dron.
Zëdhënësi i policisë Orjan Djuvik në një deklaratë tha se kompania shtetërore Avinor, e cila operon disa aeroporte në Norvegji, zbuloi dronin rreth orës 04:15 sipas kohës lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ne nuk jemi ende të sigurt nëse ka më shumë se një dron, por për momentin e dimë se ka të paktën një”, tha Djuvik.
Agjencia Norvegjeze e Lajmeve (NTB) njoftoi se droni po fluturonte afër bazës detare dhe hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht.
Ndërkaq, zyrtarët e policisë thanë se nuk kanë konstatuar asnjë dyshim./FolDrejt/