Ka përfunduar votimi presidencial në Maqedoninë Veriore ku jehona e votuesve deri në ora 17:00 sipas KSHZ-së arriti në 38.19 përqind, kurse deri në ora 19.00 ka kaluar pak mbi 40 përqind – e mjaftueshme për vlefshmërinë e procesit zgjedhor.
Numër më i madh i qytetarëve të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar në Komunën e Berovës, Gjevgjelisë, Kratovës, Kriva Pallankës, Prilepit dhe kështu me radhë.
Ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në Komunën e Bërvenicës, Vrapçishtës dhe Zhelinës. Rezultati pritet të jetë tepër i ngushtë mes Stevo Pendarovskit (SDSM) dhe Gordana Davkova (VMRO-DPMNE)./Foldrejt.com