Kaltrinë Zeneli do të jetë moderatorja e parë me mbulesë në Kosovë, shkruajnë mediat lokale, përcjell Fol Drejt.
Zeneli njihet si aktiviste e të drejtave të grave, ndërsa prej vitesh ajo ushtron edhe profesionin e saj si aktore, ku së fundmi është e angazhuar në qendrën “Artpolis”.
Pak ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Zeneli kishte rrëfyer se ka vendosur të mbulohet.
Ajo tregon se vendimi i saj u respektua nga të gjithë, mirëpo i ati e kishte brengën e profesionit.
Së fundmi është bërë e ditur se aktorja Kaltrinë Zeneli ka filluar punën si moderatore në Rtv Dukagjin, e ajo çka e bën të veçantë është se Kaltrinë Zeneli është moderatorja e parë me mbulesë në Kosovë.
Zeneli do të moderojë emisionin ‘Pasditja Sportive’ dhe emisionin ‘112’ në Radio Dukagjini, që të dy emisionet ditën e shtunë.
Gjatë vitit 2022 emri i aktores ishte ndër emrat më të spikatur, pasi që në nëntor të atij viti përmes publikimit të një videoje, ajo denoncoi maltretimin e një të moshuare në një qendër private të të moshuarve në Pejë. /FolDrejt/