Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot në Komisionin për Shëndetësi theksoi se nga Amerika ka ardhur në Kosovë me një qëllim të thjeshtë, për t’ia kthyer borxhin Kosovës.
Ai tha se për ta rregulluar shëndetësinë në Kosovë, e botë në realitet është lehtë, nuk është vështirë fare, por vetëm nëse është ideja e konceptin kush po na duhet, për çka po punojmë.
“Na punojmë për pacientin…ju premtoj të gjithë juve se ose keni me qenë pacientë ose jeni sot. Vetëm nëse na vranë rrufeja s’kemi kohë të jemi pacient”, tha ai, duke shtuar se me këtë koncept duhet me pas ekipin e mirë, mjekët, infermierët e ekipin në tërësi.
Ai tha se si kuadër ai është përgatitur këtu, pasi ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, e pastaj ka vazhduar në shkollimin në SHBA.
“Kam ardhur me një qëllim të thjeshtë, me ja kthyer borxhin Kosovës”, tha ai.
Më tej ministri Latifi tha se pa punuar si ekip nuk mund të përmirësohet sektori i shëndetësisë. /Telegrafi/