Fatmir Humolli është duke dëshmuar në Gjykatë të Hagës, në rastin e Salih Mustafës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), në seancën e së mërkurës ka thënë se si deputet ka bërë përpjekje që të anulojë Gjykatën Speciale.
“Kam bërë përpjekje që deputetët ta anulojnë këtë gjykatë, por ende nuk kam gjet mbështetje te deputetët”, u deklarua Humolli.
Humolli theksoi se është skeptik se kjo gjykatë mund të japë gjykime të drejta dhe se këtë skepticizëm po ia fuqizon mënyra se si po pyetet, transmeton Fol Drejt.
“Ende nuk janë krijuar kushtet me shfuqizu, por në momentin e parë që do të krijohen mundësitë, kjo gjykatë nuk do të jetë më prej Kuvendit të Kosovës”, shtoi ai.
Ndryshe, Humolli e ka filluar dje deklarimin e tij në gjykimin që po zhvillohet për krime lufte ndaj Salih Mustafës.