Demaj e ka shpëtuar një grua të moshuar nga ngulfatja, shkruan TVM News përcjell Fol Drejt.
Ngjarja ka ndodhur në Maltë në një lokal në zonën “Ghar Lapsi”.
Shqiptari u njoftua se një kliente e cila po mbytej me ushqimin që po konsumonte.
Ai nxitoi dhe arriti që ta shpëtonte 73 vjeçaren Patricia Neto.
Neto deklaroi se nuk merrte frymë por fatmirësisht fal ndërhyrjes së kamarierit shqiptar shpëtoi.
Vajza e 73 vjeçares, Carole Khosla, falënderoi publikisht Endri Demajn përmes rrjetit social në Facebook.
“I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, – kishte shkruar ajo./FolDrejt/