Rreth 28 mijë kompani në Britaninë mund të falimentojnë vitin e ardhshëm për shkak të normave të larta të interesit dhe kostove të huamarrjes, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore (CEBR), me seli në Londër, thuhet se në tremujorin e dytë të vitit falimentuan gjithsej 6.342 kompani.
Po ashtu thuhet se gjatë vitit 2024, rreth 28 mijë kompani në vend mund të përballen me rrezikun e falimentimit.
Njoftimi shton se politika e rritjes së normave të interesit të Bankës së Anglisë (BoE) kishte një ndikim negativ në punën e shumë kompanive.
“Nëse investimet e mëdha shtyhen për shkak të kostove të larta të huamarrjes dhe kompanitë vazhdojnë të falimentojnë, kjo sigurisht që do të ketë efekte konkrete edhe në ekonomi”, thuhet ndër të tjera.
Sipas shifrave të publikuara nga qeveria britanike në korrik, 6.342 kompani falimentuan në vend në tremujorin e dytë të këtij viti, niveli më i lartë që nga viti 2009.