I pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mirëpritur delegacionin nga Lugina, i prirë nga deputeti Shaip Kamberi, transmeton Fol Drejt.
“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve” – ka shkruar me këtë rast Krasniqi duke e falënderuar për vizitën e tij dhe duke i uruar punë të mbarë./FolDrejt/