Orce Kamçev dhe Boki 13 sërish u ballafaquan në gjykatë. Biznesmenin e sollën nga Shutka, ndërsa shoumenin nga arresti shtëpiak. Kamçev dëshmon për herë të dytë në dobi të prokurorisë, kundër Bokit. Herën e parë në Reket, taani për mashtrimet përmes Aleancës ndërkombëtare. Kamçev fillimisht tha se nuk dëshiron të dëshmojë, por pasi kërkesa iu refuzua, theksoi se në bankëne të akuzuarve mungon Katica JAneva dhe djali i saj Lazari, sepse në projektet e ofruara nga Boki, ka qëndruar nënshkrimi i Lazar Janevit. Boki 13 madje i ka premtuar 20% subvencione nga shteti për projektin e azilit të pleqve, si dhe i ka treguar fotografi me kryeministrin Zoran Zaev. Kamçev vlerëson se pushteti ishte manipuluar nga Bojan Jovanovski, dhe pasi nuk ka pranuar ti sponsorizojë idetë e tij, ka filluar tortura kundër tij.