Një mashkull nga Kamenica i ka vënë flakën arës së tij me qëllim që ta pastrojë, por zjarri më pastaj ka dalë jashtë kontrollit.
Policia nuk raporton për të lënduar, kurse rasti është duke u hetuar, transmeton FolDrejt.
“Kamenicë 24.03.2022 – 15:40. I dyshuari mashkull kosovar me qëllim të pastroj arën e tij, ia ka vënë zjarrin dhe si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.