Në Kamenicë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kanosur gruan e tij, me të cilën është në procesin e shkurorëzimit.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“Kamenicë, 30.03.2022-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij me te cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FolDrejt.