Dy persona kanë përfunduar nën pranga të policisë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë patrullimit në fshatin Rogoqicë, policia ka ndalur për kontrolle rutinore një automjet me targa të shtetit të Serbisë.
“Gjatë kontrollimit tek pasagjeri i këtij automjeti i dyshuari kosovar shqiptar B.D. (2004) në brezin e tij është gjetur një (1) revole e tipit Bereta e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, po ashtu edhe tek i dyshuari i dytë vozitësi i këtij automjeti kosovar shqiptar L.D. (2005) në gjepin e tij nga zyrtarët policor është gjetur një brisk me gjatësi 9 cm.
Nga ana e zyrtarëve policor armët e gjetura janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën. Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.”, thuhet në njoftim.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armeve’’ dhe rasti me kallëzim penal do të dorëzohet ne Prokurorinë Themelore.”, theksohet tutje./FolDrejt/