Në fshatin Karaqevë të Kamenicës është arrestuar shtetasi serb i dyshuar për kontrabandim me mallra.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.