Një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë” është raportuar në Kamenicë.
Atje i dyshuari ka depërtuar në punishte ku ka gjuajtur me armë zjarri dhe e ka plagosur viktimën i cili ishte duke punuar në punishten e tij.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.