Gjykata Supreme ka vendosur se reforma e nisur nga ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati duhet të vazhdojë.
Kastrati, në kuadër të reformës për arsim në komunën e Kamenicës, i kishte mbyllur pesë shkolla.
Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, dhe ka vendosur në favor të Kastratit.
“Shantazhi, kërcënimet e gjithë presioni i ushtruar mbi qytetarët e Kamenicës sfidoi një proces i cili ishte i domosdoshëm dhe i drejtë. E prapëseprapë, vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme e dëshmon që reforma në arsim duhet të vazhdojë. Ministrja e Arsimit mund ta ketë edhe mbështetjen e mbretit por askush në Kosovë nuk eshte mbi ligjin dhe parimet e demokracisë. Këta flasin për PISA por të vetmen iniciativë serioze që adresonte problemin e kualitetit në arsim tentuan ta pengojnë me çdo kusht. E ftoj Kryetarin e Komunës së Kamenicës ta zbatojë vendimin. Në të kundërtën do të detyrohem ta ndjek penalisht”, shkroi Kastrati në Facebook./21Media