Një person ka përfunduar me trajtim mjekësor dhe i arrestuar në fshatin Dajkoc të Kamenicës.
I dyshuari i ka vënë zjarrin një are të tij me ç’rast zjarri ka eskaluar, transmeton Fol Drejt.
Zjarri ka përfshirë gjithashtu edhe 1 hektar mal, i cili ishte pronë e ankuesit në këtë rast.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari kishte tentuar ta fikë zjarrin dhe nga kjo kishte pësuar edhe djegie për të cilën edhe mori trajtim në spital.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/