Një person në Kamenicë ka gjetur municion derisa ishte duke punuar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 11:00.
Sipas raportit policor bëhet me dije se fjala është për dy shishe plastike me 181 fishekë.
Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore, ku nga njësia e forenzikës është bërë tërheqja e mjeteve.
Rasti është nën hetime.