Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë të Kamenicës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kremenatë, rreth orës 18:47 të ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera./FolDrejt/