Një kamion ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Drenoc të Klinës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se kamioni ishte me targa të Turqisë.
Ai bëri të ditur se të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale, njofton Klankosova.tv.
“Rreth orës 17:53 policia e ka marrë informatën se në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Drenoc të Klinës ka ndodhur një vetaksident, një kamion ka dalur nga rruga. Të lënduar nuk ka, ngasësi nuk është lënduar, vetëm ka dëme materiale”, tha ai.
Tutje, Gashi bëri të ditur se njësitë kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.