Shtatë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Gjashtë persona humbën jetën dhe shtatë u plagosën në një aksident të shtunën kur një kamion përplasi një grup njerëzish që po darkonin jashtë afër Roterdamit, sipas numrit të fundit të publikuar nga policia holandeze sot, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Tani kemi gjashtë persona të vrarë dhe shtatë të plagosur, një në gjendje të rëndë, pas aksidentit të djeshëm ,” tha zëdhënësja e policisë Miriam Boers .
Raporti i parë për aksidentin e ndodhur mbrëmë fliste për të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur./FolDrejt/