Rrethi i Lionel Messit ka hedhur poshtë raportet që pretendojnë se sulmuesi është duke u larguar nga Paris Saint-Germain, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Është e çuditshme të shohësh lajme për klubin që dëshiron të ulë pagën e Leos, ose që nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij. Ne nuk duam të luajmë këtë lojë të vogël. Ky lloj lajmi i rremë nuk i bën mirë Leos, as marrëdhënies së tij me klubin. Por ndoshta kjo është pikërisht ajo që disa njerëz duan”, thanë përfaqësuesit e tij për Le Parisien. /FolDrejt/