Ishujt Lesbos dhe Kos në detin Egje, shumë pranë kufirit me Turqinë sot njihen për strehimin e parë të refugjatëve nga Lindja në Bashkimin Europian. Situata kaotike e ardhjes së qindra-mijërave refugjatëve ka ashpërsuar gjendjen, ku mbi të gjitha e vuajnë gratë dhe fëmijët e sapo strehuar në Lesbos ose Kos. Ata përveç luftës kundër acarit dimëror dhe kushteve minimale jetese, janë të pambrojtur edhe ndaj dhunës së ushtruar, informon foldrejt.com, duke u bazuar te analiza e gazetares austriake Adelheid Wolfl.
“Fatmirësisht kohëve të fundit në Gjermani debatohen nëse duhet të sillen këto persona në Gjermani. Në rast të kundërt, nëse vijon të ekzistojë ky kamp refugjatësh në Lesbos (Moria), atëherë do ishte një barbari e vërtetë dhe shkelje e secilit dinjitet njerëzor”, shkruan gazetarja austriake.
Në kampin Moria jetojnë plot 19 mijë refugjatë prej të cilëve 42 përqind janë fëmijë. Megjithatë, ky kamp ka qenë i paraparë vetëm për 2800 persona.
A ka akoma njerëzia zemër, për të marrë masa për këto fëmijë që jetojnë në kushte aspak higjienike dhe pa të ardhme? Qeveritë e djathta, shpesh edhe monarkitë e pasura, kanë pasur sukses në ngurtësimin e zemrës.
Kjo duhet të jetë një arsye që shqiptarët të kërkojnë riatdhesimin e sëpaku të fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampet e komunistëve kurdë në Siri./Foldrejt.com