Elche ka depozituar një ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle të Futbollit për përdorimin e Gavit nga Barcelona në një ndeshje kundër tyre. Barça fitoi 4:0 në atë ndeshje dhe klubi i mposhtur pretendon se duke i hequr regjistrimin Gavi, ai nuk kishte të drejtë të luante në atë ndeshje.
Kujtojmë se gjykata spanjolle e shpalli të pavlefshme kontratën e Gavi të nënshkruar vitin e kaluar me Barcelonën, pasi La Liga denoncoi se lojtari ishte regjistruar shumë vonë për shkak të problemeve financiare të klubit. Barcelona e apeloi vendimin, por ai u refuzua dhe Gavi tani është rikthyer në kontratën që kishte si lojtar në akademinë e klubit, që do të thotë se ai nuk menaxhohet si profesionist. La Liga e fshiu atë nga faqja zyrtare e skuadrës së Barcelonës.
Pa licencë, Gavi nuk ka të drejtë të luajë në kampionatin spanjoll dhe këtë e theksojnë në Elche. Nëse kanë të drejtë, Barcelona mund të dënohet me zbritjen e tre pikëve. Kjo shton shanset për Realin, i cili aktualisht është në -12 krahasuar me katalanasit kryesorë, transmeton Fol Drejt.