David Rudisha, dy herë kampion olimpik dhe rekordmen aktual botëror në 800 metra, i mbijetoi rrëzimit të avionit, raporton Nation Africa, transmeton Fol Drejt.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 10 dhjetor në Kenia. Sipas mediave afrikane, motori i avionit është ndalur 7-8 minuta pas ngritjes.
Piloti u përpoq të bënte një ulje të detyruar, por goditi një pemë me krahun e tij, pas së cilës avioni filloi të rrotullohej dhe ra në një sipërfaqe shkëmbore.
Përveç 33-vjeçarit kenian, në avion ndodheshin edhe pesë persona të tjerë. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, një pasagjer është dërguar në spital, ndërsa të tjerët janë lënduar lehtë.